Fjalë Kyçe

Shifra të frikshme: 1370 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Shifra të frikshme: 1370 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit me virusin Covid-19 janë infektuar 1.370 qytetarë, shkruan Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe nga ky virus ka vdekur një qytetar.

Ndërkohë janë shëruar 47 të infektuar.

Komunikata e plotë:

4 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.