Kafshët që pastrojnë shtëpitë zakonisht kufizohen vetëm në filma dhe përralla.
Por, përkundër kësaj, një mi i vogël e ka sjellë këtë skenario në realitet, i cili është filmuar duke rregulluar një dhomë të veçantë të një pensioneri, transmeton lajmi.net.
Stephen Mckears, 72-vjeç, vuri re se gjërat po ndërronin vendin shpesh në dhomën e tij në veçantë.
Elektricisti i pensionuar pa bulonat plastikë të zhvendosur në një paketim të akulloreve, të cilin ai e përdor për të ushqyer zogjtë.
Çdo natë e më shumë, objektet filluan të grumbulloheshin në po këtë vend, gjë që i ngjalli dyshime 72-vjeçarit dhe e detyroi ta vendoste një kamerë përgjatë natës.
Këto janë filmimet që ai ndau me Daily Mail.