Shimpanzetë njihen për inteligjencën e tyre. Në disa pamje të publikuara shihet primati duke larë rrobat me dorë, transmeton Shqip.
Kjo i ka lënë pa fjalë kujdestarët e kopshtit zoologjik. Yuhui, një shimpanze mashkull 18-vjeçar që jeton në Kinë, kaloi gjysmë ore duke pastruar një bluzë të bardhë me furçë dhe sapun.