Fjalë Kyçe

Shiu i madh dëmton Fakultetin e Filologjisë në UP / FOTO

Shiu i madh dëmton Fakultetin e Filologjisë në UP / FOTO

Më poshtë shihni fotografitë se në çfarë gjendje është shndërruar Fakulteti i Filologjisë në UP

Në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, shiu ka shkaktuar shumë dëme.

Salla, zyre e pajisje janë shkatërruar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, pas reshjeve të shiut.

Lajmi.net, ka siguruar disa fotografi, ku shihet se pothuajse gjithçka është shkatërruar në këtë fakultet.


Në anën tjetër, edhe profesori Milazim Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se që nga mëngjesi nuk ka asnjë reagim nga kompania e cila e ka hequr kulmin dhe e ka lënë objektin të zbuluar.

Ai ka thënë se e njëjta gjendje është edhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore Matematikore (FSHMN).

Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë reagim nga Rektorati e as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.