Fjalë Kyçe

Shkakton aksident trafiku gjersa ikte pas sulmit në Prishtinë

Shkakton aksident trafiku gjersa ikte pas sulmit në Prishtinë

Ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima e gjinisë mashkullore ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, dhe nën shoqërimin e dy viktimave femra, është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Me këtë rast, lëndime trupore ka pësuar viktima femër e cila i përket moshës së mitur.

Të dyshuarit po ashtu ia kanë dëmtuar viktimës automjetin me mjete të forta.

Viktima në tentim për të ikur nga të dyshuarit ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke i goditur tri automjete.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje.