Fjalë Kyçe

Shkaku i komenteve negative në Facebook, babai i ri ia mori vetes jetën, duke lënë vajzën dyveçare jetime

Shkaku i komenteve negative në Facebook, babai i ri ia mori vetes jetën, duke lënë vajzën dyveçare jetime

Një baba i mori vetes jetën e tij me një mbidozë fatale pas komenteve tallëse në Facebook të cilat e quan atë drejt vendimit fatal, pretendon familja e tij.

Kenny Gregg, 27-vjeçar, bëri vetëvrasje më parë këtë vit, duke lënë vajzën e tij dyvjeçare Esmen jetime dhe familjen e tij të shkatërruar.

Motra e tij më e vogël Carolyn tha se z. Gregg, një kuzhinier nga Dundonald, Irlandë e Veriut, ishte në shënjestër nga një valë ngacmimi në internet dhe u gjet i vdekur nga nëna e tij Ann më 3 janar.

Carolyn, 25-vjeçare, ka filluar një peticion online me qëllim të bindjes së Qeverisë për të sjellë ligje për të ndihmuar në ndalimin e sulmeve të mediave sociale.

Familja e babit të ri thotë se një postim në veçanti, i cili i mori një numër rekord shpërndarjesh një ditë para se të vdiste, mund të kishte qenë shkaku që çoi në marrjen e vendimit drastik për t’i marrë vetes jetën.

Carolyn tha për The Sun Online: “Ka pasur më shumë se 40 komente të tmerrshme nën këtë postim, të gjitha duke thënë Kenny ishte një njeri i tmerrshëm … Ai ndjeu se reputacioni i tij ishte bërë copa”.

Ajo shtoi: ‘Po të mos ishin ato komente në Facebook, ne me të vërtetë besojmë se Kenny do të ishte ende gjallë sot. Në vend të kësaj, vajza e tij dyvjeçare Esme tani ka mbetur pa baba.’

Z. Gregg i dërgoi mesazhe motrës së tij dhe të dashurës, duke u thënë atyre se i donte shumë ato, para se të përbinte pilulat kundër dhimbjes të nënës së tij.

Nëna e tij, Ann tha se ajo shkoi drejt dhomës së tij në papafingo duke e thirrur atë në emër, por e gjeti djalin e saj të vdekur në shtratin e tij.

Familja e z. Gregg po kërkon tani një mbikëqyrje më të rreptë të mediave sociale, ndërsa Carolyn pretendon se duhet të ketë një kufizim më të madh për përdoruesit ‘keqdashës’ që postojnë dhe duhet të ketë ‘shumë më tepër mbikëqyrës’.

Carolyn i kishte thënë më parë Belfast Telegraph se vëllai i saj ‘gjithmonë shqetësohej’ për atë që njerëzit e tjerë mendonin për të, duke shtuar: ‘Njerëzit nuk duhet të bëjnë gjëra të tilla sa ta bëjnë dikë të ndihet kaq i pavlerë saqë edhe t’ia marrë vetes jetën’.

Ajo tha se Gregg kishte kaluar një ‘periudhë të keqe’ që nga korriku 2018, duke vuajtur nga depresioni dhe kishte shumë gjëra të shkruara rreth tij në internet ‘kështu që ai nuk po mund t’ia dilte më’.

Peticioni i Carolyn në Change.org deri më tani ka mbledhur më shumë se 2,500 nënshkrime.

Në faqe, ajo shkruan: “Vëllai im ishte vetëm 27-vjeçar në atë kohë dhe kishte një vajzë të mrekullueshme që ai kishte lënë prapa. Familja e tij e donte dhe e donte akoma pa kushte, por fatkeqësisht mendonte se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar.

“Vëllai im ishte në shënjestër të mediave sociale.

“Me vetëvrasjet që kanë goditur Irlandën e Veriut dhe mbarë botën, ne duam të bëjmë diçka kundër kësaj.

“Do të doja që ky peticion të merrte nënshkrime të mjaftueshme për të detyruar qeverinë tonë të ndërmarrë diçka për të parandaluar njerëzit që të vënë personat e tjerë në shënjestër në internet dhe në mediat sociale.

“Unë do të doja që qeveria jonë të bënte një ligj kundër kësaj, kështu që njerëzit të mos kenë mundësi të dëmtojnë të tjerët duke i bërë të ndihen keq, duke ua marrë kështu jetën atyre.

“Dhe kjo mund të bëhet tani shpejt, para se të humbim më shumë jetë”.

Në një postim prekës në internet për vëllain e saj, Carolyn shkroi: ‘Thonë se kur keni një vëlla, do të plakeni së bashku dhe të kujtoni të kaluarën. Kjo besoja se do të ndodhte edhe me mua dhe ty. Të them se kisha një vëlla nuk është e mjaftueshme, ti ishe më shumë se kaq.

“Unë e kisha një person që më ndihmoi nëpër kohëra të vështira, i cili më ndihmoi kundër çdo pengese që dilte në rrugën time.

“Unë e kisha një person që ishte shoku im më i mirë”.

Ajo më pas vazhdon: “Më mungon më shumë sesa që fjalët ndonjëherë mund ta përshkruajnë. Do ta kujtoj gjithmonë fytyrën tuaj dhe gjithmonë do të të dua”. /Gazeta Alo/