Fjalë Kyçe

Shkarkimi i 12 ambasadorëve, Gërvalla jep detaje sot në konferencë

Shkarkimi i 12 ambasadorëve, Gërvalla jep detaje sot në konferencë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me shkarkimin e 12 ambasadorëve nga pozitat e tyre diplomatike, shkruan Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kushtrim Ahmeti.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta cilët janë 12 ambasadorët e shkarkuar nga ministrja Gërvalla.

Nait Hasani — Shqipëri, Gjergj Dedaj — Maqedoni e Veriut, Ylber Hysa — Mal i Zi, Shpend Kallaba — Hungari, Arbër Vllahiu — Çeki, Gëzim Kasapolli — Koraci, Avni Kastrati — Slloveni, Beqë Cufaj — Gjermani, Lirim Grajqevci — Holandë, Hajdin Abazi — Australi, Amir Ahmeti — Katar dhe Avni Arifi — Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, njoftoi se tashmë i ka ardhur dekreti nga presidentja për t’u liruar nga misioni. Mandati i Gashit ka kohë që ka përfundaur, ndërsa për t’u liruar nga detyra ka kërkuar vetë Gashi në dhjetorin e fundit.

“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka theksuar Gashi.