Fjalë Kyçe

Shkarkohet zyrtari që i kërkoi favore një gruaje për nxjerrjen e dokumenteve

Shkarkohet zyrtari që i kërkoi favore një gruaje për nxjerrjen e dokumenteve

Një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Obiliqit është arrestuar, pasi dyshohet se i kishte kërkuar favore një̈ gruaje në këmbim të rregullimit të disa dokumenteve.

E për masat e fshehta të policisë, që e kishin zënë në flagrancë të dyshuarin, nuk kishte njohuri Komuna e Obiliqit.

Nënkryetari, Ibush Mjekiqi për Klan Kosovën thotë se mësoi nga mediat për rastin dhe se zyrtari është suspenduar, deri në përfundimin e procesit hetimor.

Sipas Mjekiqit, rasti ka ndodhur natën e së martës, diku pas orës 22:00, andaj komuna ende nuk ka vendosur për zëvendësimin eventual të zyrtarit të suspenduar.