Fjalë Kyçe

Shkatërrohen rrënojat e tregut në Obiliq

Shkatërrohen rrënojat e tregut në Obiliq

Në Komunën e Obiliqit janë shkatërruar ditën e shtunë rrënojat e tregut .

Kjo gjë po bëhet sepse tani më është ndërtuar tregu i ri me më shumë funksione që do t’iu shërbejë qytetarëve të kësaj komune.

Vet kryetari i kësaj komune në një intervistë për Klan Kosova na tha se këtë gjë e kanë bërë me vendim të kuvendit të kësaj komune dhe pretendon se tregu që tani sapo është rrënuar po jepte pamje të shëmtuar këtij qyteti.

Në vend të atyre rrënojave tani do të ndërtohet një parking i ri i cili është mesë i mirëpritur nga banorët.

Tregtarët mund të fillojnë punën këtë javë menjëherë pas aplikimit dhe procedurave ligjore për zhvendosje në tregun e ri që kryetari Xhaferi pohoi se gjysma e tyre veçse kanë aplikuar dhe po presin edhe gjysmën tjetër t’i kryen procedurat e kërkuara.