Fjalë Kyçe

Shkeli masën e vetëizolimit: Punonjësja shëndetësore nga Vushtrria gjobitet me 1000 euro

Shkeli masën e vetëizolimit: Punonjësja shëndetësore nga Vushtrria gjobitet me 1000 euro

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, i ka shqiptuar qytetares 1000 euro gjobë për shkelje të masës së vetëizolimit. Këtë e ka konfirmuar Komuna e Vushtrrisë në faqen në Facebook.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është njoftuar për ndalimin të hënën të një qytetare të Vushtrrisë me COVID-19 që kishte thyer masën e vetëizolimit.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se qytetarja L.B. është punonjëse shëndetësore në Prishtinë.

“Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, duke vepruar sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me datë 07.07.2020, në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i ka shqiptuar qytetares L.B, punëtore shëndetësore në Prishtinë, gjobë prej 1000€ për shkelje të vendimit për vetizolim pasi e njejta kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe e ka thyer vetizolimin duke dalë në qytet. Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë dhe Policia e Kososvës po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të luftuar e parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si Covid 19 tek qytetarët tjerë. Bashkëpunimi me qytetarët në këtë pandemi është i shkëlqyeshëm, ku edhe deri te rasti në fjalë ka ardh për shkak të raportimit nga qytetarët. Shtabi Emergjent Komunal fton të gjithë qytetarët që bashkë, duke iu përmbajtur masave të IKSHPK-së të luftojmë përhapjen e pandemisë Covid 19 dhe të ruajmë qytetin e qytetarët tanë”, është njoftuar nga komuna.