Ballkani ka shënuar fitoren e radhës në shtëpi ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka mposhten në shtëpi me rezultat 2 – 0 Llapin, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm e realizoi talenti i Ermal Krasniqit, që ishte i katërti për të këtë sezon.
Ndeshja u shty fillimisht në pjesën e parë shkaku që policia i dërgoi tifozët “Xhebrailat” jashtë loje, pasi ofenduan trajnerin Tahir Batatina.
“Xhebrailat” provuan fillimisht të kthehen në fushë, por policia prapë nuk i lejoi kështu fillimi i pjesës së dytë u shty edhe për 30 minuta.
Në pjesën e dytë, Arbnor Ramadani u largua nga fusha pasi u ndëshkua me të kuq (72′).
Në fundin e takimit, Krasniqi doli në skenë sërish për të arkëtuar pikët e plota për Ballkanin (90+3).
Me këtë fitore, Ballkani është lider në Superligë të Kosovës me 11 pikë, derisa Llapi renditët në pozitën e parafundit me dy sosh.