Futbollisti kosovar Mërgim Berisha është duke vazhduar të shkëlqejë në Bundesligën Austriake te skuadra e Salzburgut.
Bërisha që momentalisht përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë, ka bërë plotë katër asistime në fitoren ndaj Vienna (4 – 2), shkruan lajmi.net.
Berisha asistoi tri herë për Dakan, që kompletoi het-trikun (30′, 64′, 70′), ndërsa njëherë për Adeyemi (90+2′).
Ndërkohë, kujtojmë se Berisha ka të drejtën të përfaqësojë Kosovën, derisa lajmi.net, me burime pranë FFK-së para disa muajve njoftoi se ai i ka thënë ‘po’ “Dardanëve”.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse Berisha do jetë prurje për muajin mars, që do ishte ndihmë e madhe për ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës.