Shumica e asaj që ne shohim në botë i përket një nga katër gjendjeve të lëndës: e gaztë, e lëngshme, e ngurtë dhe plazmë.
Por ka një gjendje të 5-të ekzotike të lëndës të njohur si “super-atomi” që deri tani ka qenë e pamundur ta shikojnë shkencëtarët në tokë.
Studiuesit njoftuan kësaj jave se në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor ishin të aftë të observonin gjendjen e 5-të të lëndës në kushtet unike pranë zeros absolute dhe “mikro-gravitetit”. Studimi mbi këtë lëndë “ekzotike” një ditë do të ndihmojë në zgjidhjen e mistereve të mekanikës kuantike, të energjisë së errët dhe teorinë e mistershme të “gjithçkasë”.
Gjendja e pestë e lëndës njihet ndryshe si ajo e kondensatëve Bose-Einstein dhe u zbulua për herë të parë në kushte laboratorike 25 vjet më parë.
Ky “super-atom” i pazakontë formohet kur atomet e disa elementëve të veçanta (kryesisht rubidium) arrijnë temperatura pranë zeros absolute (0 Kelvin, minus 273.15 Celsius). Interesi mbi këtë gjendje vjen sepse kur arrihet kjo temperaturë atomet bashkohen në një substancë homogjene dhe sillen si një objekt kuantik, që do të thotë se ato ekzistojnë edhe si pjesëza, edhe si valë.
Kjo gjendje pra përfaqëson rajonin “prag” liminal mes botës mikroskopike që sundohet nga ligjet e fizikës kuantike, dhe asaj makroskopike që komandohet nga graviteti. Një gjendje të tillë përfaqëson ambjentin e përkryer eksperimental për zbulimin e sekreteve dhe anomalive të universit.
Kjo gjendje është e pamundur të arrihet në tokë pasi graviteti destabilizon fushat magnetike që funksionojnë si struktura mbështetëse e super-atomit delikat.
Shkencëtarët në stacionin ndërkombëtar hapësinor kanë zbuluar se mikrograviteti i hapësirës bën të mundur ndërtimin e një laboratori “të atomit të ftohtë” që lejon përmbajtjen e tyre me forca më të dobëta, pa ndihmën e neutralizimit të gravitetit.
Mikrograviteti lejon përdorimin forcave më të vogla magnetike dhe temperaturave më të ftohta, të cilat ndihmojnë që lëndët kondesate të shfaqin më shumë efekte të reja ekzotike kuantike.
Vëzhgimi i gjendjes së pestë të lëndës konsiderohet një arritje madhore që ka impakt serioz në studimin e mekanikës kuantike dhe energjisë së errët. Studiuesit besojnë se rritja e kuptimit në këto fusha do të bashkojë më në fund kuptimin njerëzor të fizikës klasike të gravitetit dhe fizikës kuantike, duke krijuar “teorinë e gjithçkasë”.