Fjalë Kyçe

Shkencëtarët sugjerojnë se alienët mbajnë njerëzit në një “kopsht zoologjik galaktik”

Shkencëtarët sugjerojnë se alienët mbajnë njerëzit në një “kopsht zoologjik galaktik”

Hulumtuesit e interesuar për kërkimin e jetës jashtëtokësore dhe të inteligjencës u takuan këtë muaj në qytetin e Shkencave dhe të Industrieve, një muze shkencor në Paris.

Ngjarja u emërua pas grupit që e priti atë, METI International, më së shumti i njohur si METI, transmeton lajmi.net.

METI përshkruhet si një organizatë kërkimore dhe organizimi jo-fitimprurës që krijon dhe transmeton mesazhe ndëryjore për inteligjencën jashtëtokësore.

Disa nga studiuesit në konferencë duket se kanë disa pikëpamje të habitshme, duke përfshirë edhe idenë se njerëzit mbahen në një “kopsht zoologjik galaktik” nga format e jetës së jashtme që na monitorojnë me vigjilencë.

Në një intervistë me Forbes, Jean-Pierre Rospars, drejtor i hulumtimit të nderit në Institutin Kombëtar të la Recherche Agronomique, shpjegoi: “Jashtëtokësorët janë duke imponuar një “karantinë galaktike”, ngase ata e dijnë se do të ishte një përçarje kulturore po të mësonim rreth saj”.

Kritikët e kësaj teorie sugjerojnë se ky është vetëm një justifikim për kërkuesit që nuk kanë gjetur jetë të huaj pas shumë vitesh kërkimesh.