Një hulumtim i ri tregon se Hëna ngadalë po tkurret ndërsa brendësia e saj është ftohur gjatë epokave, duke krijuar mijëra rrudha të vogla sipërfaqësore.
Analiza e re e botuar në revistën “Nature Geoscience” gjithashtu zbuloi se Hëna mund të jetë dinamike dhe me aktivitet tektonik si Toka, dhe jo inerte siç kishin besuar disa shkencëtarë.
Hulumtimi i ri bazohet në tërmetet e matura nga sizmometrat që nga vitet 1969 deri më 1977.
“Kjo do të thotë se hëna ka arritur të mbetet tektekonike aktive edhe pas 4.51 miliardë vjetësh”, tha shkencëtari planetar, Thomas Watters, i cili udhëhoqi hulumtimin, shkruan rel.
Astronautët e SHBA vendosën sizmometra në sipërfaqen hënore gjatë misionit Apollo 11 duke regjistruar gjithsej 28 tërmete.