Shkencëtarët kanë zbuluar se pse koronavirusi bën që disa pacientë të humbasin ndjenjën e tyre të nuhatjes. Humbja e përkohshme e erës, ose anosmia, është një nga shenjat paralajmëruese të hershme dhe të raportuara më shpesh te personat e prekur me COVID-19.
Studimet sugjerojnë se simptoma “shkatërruese” parashikon më mirë sëmundjen sesa simptomat e tjera të njohura, siç janë ethet ose kolli.
Por, arsyeja kryesore e humbjes nuhatjes te pacientët koronavirus ka qenë e paqartë – së paku deri më tani.
Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar se cilat lloje qelizash për nuhatje janë më të prekshme ndaj infeksionit SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.
Ata u befasuan kur kuptuan se neuronet shqisore, të cilat zbulojnë dhe transmetojnë ndjenjën e nuhatjes në tru, nuk janë të prekshme nga sëmundja. Në vend të kësaj, studimi i tyre zbuloi se sulmon qelizat që mbështesin neuronet e ndjeshme të nuhatjes.
Mjeku Sandeep Robert Datta, profesor i asociuar i neurologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe bashkautor i studimit, tha se ky ishte një konstatim pozitiv sepse sugjeron që shumica e rasteve me COVID-19, nuk ka të ngjarë të shkaktojnë humbje të përhershme të nuhatjes.
Ai tha “Gjetjet tona tregojnë se koronavirusi ndryshon ndjenjën e aromës te pacientët jo duke infektuar drejtpërdrejt neuronet, por duke ndikuar në funksionin e qelizave mbështetëse. Unë mendoj se është një lajm i mirë, sepse pasi të largohet infeksioni, neuronet e erës nuk duhet të zëvendësohen ose të rindërtohen nga e para. Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna dhe një kuptim më të mirë të mekanizmave themelorë për të konfirmuar këtë përfundim”.
Shumica e pacientëve me COVID-19 përjetojnë njëfarë niveli të anosmia, por shpesh kjo është e përkohshme.
Ekipi i hulumtimit shpreson se rezultatet e studimit do të ndihmojnë në përshpejtimin e përpjekjeve për të kuptuar më mirë humbjen e erës te pacientët me COVID-19, të cilat mund të çojnë në trajtimin e anosmia dhe diagnostikimin e sëmundjeve bazuar në nuhatje.