Fjalë Kyçe

Shkencëtari amerikan: Kosova fituese, ndërmerr masat më të forta se vendet tjera në Evropë për Covid-19

Shkencëtari amerikan: Kosova fituese, ndërmerr masat më të forta se vendet tjera në Evropë për Covid-19

Shkencëtari nga ShBA-ja, Yaneer Bar-Yam, i cili studion edhe pandemitë, ka njoftuar se Kosova po ndërmerr masat më të forta se vendet tjera në Evropë, sa i përket pandemisë Covid-19.

Kështu ai thotë se është renditur në vendin e fituesit me vetëm 7 raste të reja në 24 orë.

“Kosova tani është duke ndërmarrë veprime më të forta se vendet e tjera në Evropë, duke arritur kategorinë tonë “fitues” me vetëm 7 raste të reja në ditë. Ata tani po forcojnë gjithashtu kontrollet kufitare me kërkesat e vaksinimit. Një hap i parë për të ndërtuar dhe ruajtur suksesin“, ka shkruar ai përcjell indesksonline.