Një shkencëtari i është dhënë 2 milion paund dëmshpërblim nga gjykata më e lartë në Mbretërinë e Bashkuar për shpikjen e tij të teknologjisë pioniere për të provuar nivelin e sheqerit në gjak gati 40 vjet më parë.
Profesor Ian Shanks zhvilloi sistemin, të përdorur nga shumë diabetikë, ndërsa punonte për kompaninë Unilever në vitet 1980. Të drejtat për shpikjen e tij i përkisnin kompanisë dhe deri më tani ai nuk kishte të drejtë për asnjë pjesë të përfitimeve.
Shanks ndërtoi prototipin e parë të asaj që tani njihet si pajisja mbushëse e kapilarëve elektrokimik. Teknologji e cila shfaqet në shumicën e produkteve të testimit të glukozës, të cilat përdoren nga diabetikët për të monitoruar gjendjen e tyre.
Gjykata vendosi njëzëri se shpikja e profesor Shanks i kishte siguruar ish-punëdhënësit të tij një “përfitim të papaguar” për të cilin ai duhet të marrë kompensim.
Profesor Shanks u shpreh se ai ndjeu krenari të madhe për shpikjen e tij për të cilën ai tha që ndoshta kishte ndihmuar disa qindra milion njerëz që jetojnë me diabet.