Fjalë Kyçe

Shkoi në shkollë me armë, Policia arreston nxënësin nga Rahoveci

Shkoi në shkollë me armë, Policia arreston nxënësin nga Rahoveci

Është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kështu është njoftuar nga Policia e Kosovës, nga ku është shtuar se, i arrestuari është i dyshuari, mashkull, i lindur në vitin 2005, nxënës i shkollës së mesme “12 Maji”, shkruan lajmi.net.

Po ashtu njoftohet se i njëjti gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar se me datën 06.12.2022, në hapësirat e shkollës kishte ekspozuar një pistoletë të llojit Beretta.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Rahovec, 7 dhjetor 2022

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, me të pranuar një informatë se një nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji” në fshatin Ratkoc, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, kanë filluar hetim preliminar dhe është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, mashkull, i lindur në vitin 2005, nxënës i Shkollës së Mesme “12 Maji”. I njëjti gjatë marrjes në pyetje (në prani të avokatit mbrojtës) ka pranuar se me datën 06.12.2022, në hapësirat e shkollës kishte ekspozuar një pistoletë të llojit Beretta. Pasi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e llojit Beretta, një karikator dhe tre fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.