Fjalë Kyçe

Shkoi në Zvicër në mes të pandemisë, Tayna thotë se po jeton jetën e saj më të mirë

Shkoi në Zvicër në mes të pandemisë, Tayna thotë se po jeton jetën e saj më të mirë

Tayna së fundi ka udhëtuar në Zvicër.

Në kohën kur pothuajse të gjitha linjat e udhëtimit janë anuluar, Tayna nuk u ndal dhe gjeti mënyrën për të udhëtuar në Zvicër, shkruan lajmi.net.

Reperja thuhet se atje shkoi për të finalizuar projektin e ri muzikor, ndërsa nuk ka harruar të sjell fotografi për fansat.

Ajo ka postuar një imazh, në të cilin shfaqet pranë biçikletës, ndërsa thotë se po e jeton jetën e saj më të mirë.

“Duke jetuar jetën time më të mirë, zakonisht”, ka shkruar ajo sipër fotos, në të cilën shihet e veshur me një kostum super të ngushtë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Tayna është “A jo”, të cilin e solli vetëm në versionin audio

https://www.instagram.com/p/B_243cwgfEo/?utm_source=ig_embed