Fjalë Kyçe

Shkon në 80 numri i personave të helmuar nga uji në Shqipëri

Shkon në 80 numri i personave të helmuar nga uji në Shqipëri

Vazhdon të rëndohet situata e personave të paraqitur me simptoma helmimi në spitalin e Bulqizës.

Burime për Top Channel raportojnë se deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 80 pacientë dhe bilanci mund të vazhdojë që të rëndohet edhe më tej.

Nga ana tjetër, Drejtori i Shëndetit Publik Flamur Meta thotë :- ” Jemi në pritje të analizave. Ndërkohe bën thirrje që banoret mos e konsumojnë ujin deri në pritje të përgjigjes së analizave.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Sipas bluzave të bardha intoksinimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm dhe se më të prekurit janë fëmijët. Banorët e lagjes së vjetër të Bulqizës thonë se shumë linja të ujësjellësit janë të amortizuar.

Ndërkohë burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se janë dërguar analizat e ujit të pijshëm ku dhe pritet përgjigja. /tch