Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u paraqit në spital me dhimbje veshi.
Susie Torres mendonte se i kishte hyrë ujë në vesh, por për habinë e saj dhe të mjekëve, rezultoi se në vesh kishte një merimangë.
Pas ndërhyrjes së mjekëve në Kansas City të SHBA-së, merimanga iu nxorr nga veshi.
Merimanga kafe, sëbashku me vejushën e zezë, njihen si dy prej llojeve me helmuese të merimangave. Mbijetesa e gruas shihet si fat i madh për të.
Torres, foli për median lokale, të cilës i tha se “mbrëmë vendosa pambuk në vesh duke menduar se më kishte hyrë ujë. Kurrë nuk kisha menduar se në vesh më kishte hyrë një merimangë. Nuk ia kam as idenë më të vogël si ka ndodhur.”