Fjalë Kyçe

“Shkova 50 kilogramë, nuk ndihesha mirë”, moderatorja shqiptare flet për problemet me peshën

“Shkova 50 kilogramë, nuk ndihesha mirë”, moderatorja shqiptare flet për problemet me peshën

Moderatroja, Fjoralba Ponari është një nga personazhet më të sinqerta dhe që nuk ngurron t’i tregojë mendimet e saj drejtpërdrejtë. Së fundmi, ajo ka treguar se si ka arritur të dobësohet.

Në një ‘bisedë virtuale’  të bërë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” e pyetur se si është dobësuar pasi ka qenë më e mbushur , ajo tregon se çfarë diete përdori, por gjithashtu një episod të pakëndshëm me peshën, kur u dobësua më shumë seç duhej dhe nuk ndihej mirë me veten.

“Kam qenë 70 kg, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani 56 +_ 2 kg në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar haja vakte çdo tre orë me porocione të vogla!”

Fjoralba, gjithashtu ka treguar se së shpejti do të vijë edhe si këngëtare me projekte të reja muzikore.