Gjatë ditës ka pasur shumë reagime lidhur me fituesin e çmimit Nobel për letërsi, e ndër ta është edhe ambasadorja kosovare në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila e konsideron të papranueshme që ky çmim t’i jepet Peter Handkes, një shkrimtari që adhuronte Sllobodan Millosheviqin.
Çitaku ka pasur edhe disa replika me shkrimtarin Selman Rushdie, i cili është pajtuar me atë që kishte thënë ambasadorja për Handken.
“I dashur Salman, besoj që e ke lexuar lajmin për laureatin e fundit të çmimit Nobel për letërsi. Jam e shokuar. Është goditje në fytyrë për të gjitha viktimat e regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Çitaku.
Ndërkaq shkrimtari britaniko-indian me famë botërore thotë se ka shkruar për ideologjinë e Handkes njëzet vjet më parë dhe se pajtohet me atë që dhënia e cmimit Nobel është ofendim për viktimat e Millosheviqit.
“Kam shkruar për ideologjitë e Handkes 20 vjet më parë. Pajtohem me ty”, ka shkruar shkrimtari Rushdie”.
Çmimin Nobel për letërsi sivjet e ka fituar Peter Handke, shkrimtari që admironte liderin kriminel të Serbisë, Slobodan Millosheviq dhe se mohonte masakrat e kryera nga regjimi serb si ajo e Srebrenicës.