Fjalë Kyçe

Shkrumbohet në Shqipëri automjeti i prishtinasit

Shkrumbohet në Shqipëri automjeti i prishtinasit

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Llogara. Policia shqiptare njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15.

Automjeti i drejtuar nga një qytetar i Prishtinës, ka marrë flakë derisa ishte dule lëvizur.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Nga pamjet shihet teksa zjarri ka djegur thuajse totalisht automjetin.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.