Fjalë Kyçe

Shkurte Fejza shpreh ngushëllime për vdekjen e Cimës: Nuk munda t’i them lamtumirë sepse vet po luftoja me këtë ‘dreq’ virusi

Shkurte Fejza shpreh ngushëllime për vdekjen e Cimës: Nuk munda t’i them lamtumirë sepse vet po luftoja me këtë ‘dreq’ virusi

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare.
Ai vdiq si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë këngëtarja Shkurte Fejza e cila po ashtu ka qenë duke u përballur me koronavirusin.

Këngëtarja e zhanrit popullor thekson se nuk i dha lamtumirën legjendës së humorit pasi ndodhej në një gjendje të tillë me virusin vdekjeprurës.

Fejza po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjes duke theksuar se do kujtohet gjithmonë edhe nga miqtë e tij.