Fjalë Kyçe

Shoferët në Skenderaj ankohen se s’kanë ku t’i parkojnë autobusët

Shoferët në Skenderaj ankohen se s’kanë ku t’i parkojnë autobusët

Pos caktimit të një lokacioni, Komuna e Skenderajt nuk ka bërë asgjë tjetër në lidhje me ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve.

Kryetari i kësaj Komune, Bekim Jashari, ka thënë se edhe më herët e kanë shpallur tenderin për ndërtimin e stacionit të ri, mirëpo nuk ka pasur të interesuar, raporton KTV.

Ai thotë se në mbledhjen e fundit kanë shpallur tender të ri dhe se ai beson që shumë shpejt të fillojë ndërtimi i stacionit.

Në vitin 2005 që kur është privatizuar Stacioni i Autobusëve në Skënderaj, i vetmi në Kosovë që është privatizuar, nuk e ka ndryshuar destinimin.

Për 14 vjet, të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve që kanë qenë të interesuara, i kanë shfrytëzuar hapësirat e Stacionit të Autobusëve.

Mirëpo, së fundmi pronari i parcelës nuk po i lejon kompanitë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë.

Ata ankohen se nuk po kanë një vend ku të parkohen.

Pronarët e parcelës nuk kanë qenë të qasshëm, mirëpo ata, në kohën e privatizimit, kishin marrë leje për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë hapësirë.