Fjalë Kyçe

Shoferi i dehur godet një këmbësore në Prizren

Shoferi i dehur godet një këmbësore në Prizren

Një person nën ndikim të alkoolit ka goditur një këmbësore në Prizren duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia dhe nën ndikim të alkoolit e ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.