Fjalë Kyçe

Shoferi i kamionit që edhe shkaktoi aksidentin ishte i pari që thirri Policinë

Shoferi i kamionit që edhe shkaktoi aksidentin ishte i pari që thirri Policinë

Policia për herë të parë rreth aksidentit është lajmëruar pikërisht nga vozitësi i kamionit që shkaktoi aksidentin.

T7 raporton se Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se vozitësi është ndaluar dhe është intervistuar.

Në aksidentin e shkaktuar në Gjilan, mbeti i vdekur një person ndërsa kanë mbetur të lënduar 23 të tjerë.

Tre nga të lënduarit që janë në gjendje të rëndë janë sjellë në Prishtinë, dhe po mjekohen ne repartin intensiv në Prishtinë.