Fjalë Kyçe

Shokuese: ADN-ja e kafkës dëshmon se në Tokë ekziston edhe një lloj njerëzish

Shokuese: ADN-ja e kafkës dëshmon se në Tokë ekziston edhe një lloj njerëzish

Në vitin 1928 arkeologu Julio C. Tello ka zbuluar një varrezë me mbi 300 kafka të zgjatura.

Në bazë të mbetjeve të gjetura ka konstatuar se të vdekurit kanë qenë të varrosur të mbështjellë me pëlhura të shtrenjta dhe dhurata për botën tjetër.

Kjo është marrë si dëshmi se ka ekzistuar edhe një kulturë tjetër, e panjohur për njerëzit. Me e çuditshmja ka qenë se është fjala për njerëzit me koka të zgjatura, të njohura në media si “kafkat nga Ice”.

Emrin e kanë marrë nga regjoni Ica në të cilin janë gjetur, në bregun jugor të Përusë. Disa prej këtyre kafkave janë të vjetra mbi 3.000 vjet.

Shkencëtarët së pari kanë menduar se zgjatimi i kokës është deformim i shkaktuar gjatë ndonjë rituali, sepse është konstatuar se ka fise të cilat kanë imituar disa rituale me zgjatjen e dhunshme të kokës së fëmijëve.

Edhe një karakteristike e parëndomtë e këtyre kafkave është se eshtrat e tyre janë më të trashë se të njerëzve. Po ashtu, dhëmbët i kanë më të mëdhenj, ndërsa nofullën e poshtme më të fuqishme. Kanë një asht të tepes së kokës në vend të dy, sa i ka njeriu. Aq më shumë, kanë qenë më të rëndë për rreth 60 për qind se të njerëzve.

Biologu Brien Foerster nga universiteti kanadez Victoria i ka analizuar shumë këta eshtra. Gjenetistët kanë zbuluar se ADN-ja e ktëtyre kafkave ka mutacione të panjohura, të cilat nuk mund të gjenden tek njeriu, primatët dhe kafshët e njohura.

Këto mutacione tërheqin vërejtjen se është zbuluar një lloji i ri qenieje, e cila ngjan me njerëzit, por se gjenetikisht dallon shumë. Foerster mendon se këto qenie nuk kanë mundur të çiftohen me njerëzit e rëndomtë. Ai mendon se gjenetika e tyre nuk ka lidhje me trungun tonë evolutiv.

Kafkat tash gjenden në Muzeun historik në qytetin peruan Paracas dhe se ende po analizohen në mënyrë që të arrihet te të dhënat më konkrete e të sakta dhe përfundimet, transmeton Dnevno.hr.