Fjalë Kyçe

Shoqata e Ndërtimtarëve i reagon Kurtit: Fillojë hetimet nëse ke fakte

Shoqata e Ndërtimtarëve i reagon Kurtit: Fillojë hetimet nëse ke fakte

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “shpëlarja e parave ndodhë nëpërmjet mafisë së ndërtimit”.

Ata nëpërmjet këtij reagimi i kanë bërë thirrje Kurtit që të mos njollos sektorin më të madh ekonomik.

“Shoqata, i bën thirrje kryeministrit që të mos ë njollose sektorin më të madh ekonomik në Kosovë, ndërmarrësit dhe as punëtorët të cilët me djersen e tyre tullë pas tulle ndërtojnë këtë vend dhe të ardhmen tonë”, shkruhet në reagimin e Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës të publikuar në Facebook nga Faton Hoxha.

Tutje ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që nëse ka fakte për deklaratat që ka bërë, atëherë t’i nxjerrë ato para drejtësisë dhe të filloj hetimet.

“I bëjmë thirrje po ashtu të gjithë subjekteve të përfshira në zgjedhje që të mos e përdorin emrin tonë për përfitime zgjedhore sepse ne jemi këtu dhe do të jemi edhe në të ardhmen pavarësisht ndërrimit të pushteteve”, shkruhet tutje në reagim.

Kujtojmë se Kurti gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka deklaruar se Prishtina është kantier i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore.

“Po të kishte dal Arben Vitia para disa muajsh dhe të thoshte se nuk garon për Prishtinën, do thoshin ‘ministër si Arbeni nuk ka’ sepse Prishtina është kantieri kryesor i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore dhe ata e dinë që ky nuk lëshon pe, duket i butë por s’mund ta thyesh”, deklaroi Kurti”, ka thënë ai.