Lady Gaga dhe Bradley Cooper mbetën të zhgënjyer pas fitore së Bohemian Rhapsody.
“Golden Globe Awards” është mbajtur të dielën, ndërsa edhe këtë vit kishte shumë befasi ku shumë emra mbetën të tronditur pas shpalljes së çmimeve, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
“A Star Is Born”, ka humbur “Best Picture” pasi këtë çmimi e ka rrëmbyer “Bohemian Rhapsody”.
Filmi i Bradley Cooper dhe Lady Gaga pritej të fitonte disa çmime, por përfundoi vetëm me një trofe, atë për këngën më të mirë origjinale.
Cooper është mposhtur nga Rami Malek i “Bohemian Rhapsody”, ai u shpall aktori më i mirë në kategorinë e dramës.
Në anën tjetër, Gaga u mposht nga Glenn Close, për aktoren më të mirë në po të njëjtën kategori.
Pra, befasia e mbrëmjes ishte “Bohemian Rhapsody”, që e mposhti “A Star Is Born”.