Fjalë Kyçe

Shpejtim Bulliqi: Një 12-vjeçare më pyeti pse s’kam truproje, i thash nuk kam nevojë

Shpejtim Bulliqi: Një 12-vjeçare më pyeti pse s’kam truproje, i thash nuk kam nevojë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se ai është i afërt me qytetarët dhe nuk ka krijuar kurrë distancë me ta gjatë pozicioneve qoftë politike apo profesionale që ka pasur.

“Në të gjitha pozicionet që i kam pas, profesionale dhe politike, kam qenë modest, s’kam krijuar distancë, i ndaj të mirat e të kqijat bashkë me qytetarët”, ka deklaruar ai.

Bulliqi ka rrëfyer se si një vajzë 12-vjeçare e ka pyetur pse nuk shoqërohet nga truprojat.

“Ishim para ca dite në QKMF dhe mbasi mbaruam punë, një vajzë 12-vjeçare po më përshëndet dhe gjatë bisedës, me tha kryetar ku i ke truprojat, i thash s’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur, s’kam nevojë me u ruajt prej qytetarëve të mi”, tha Bulliqi në intervistën Reporteri.

Ai më tej tha se po munohet të zgjidh problemet e qytetarëve.