Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti Kurtit: A bon me hangër mish najherë?

Shpend Ahmeti Kurtit: A bon me hangër mish najherë?

Shpend Ahmeti Kurtit: A bon me hangër mish najherë?

“A bon me hangër mish najherë”, ka pyetur Shpend Ahmeti, pas vendimit të Qeverisë që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në tërësi, në pamundësi të ndalimit të keqpërdorimit të rrymës në komunat veriore.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

“Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton”, shkruan ai ndër të tjera, përcjell express.

“Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi. Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!”, ka shkruar Ahmeti.

Përveç në Facebook, Ahmeti ka reaguar edhe në Twitter, ai ka kërkuar nga Qeveria Kurti t’i “ndalin hajnat”. Teksa ka shtruar edhe pyetjen më poshtë.