Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti premton ushqim të nxehtë edhe për shkollat e Prishtinës

Shpend Ahmeti premton ushqim të nxehtë edhe për shkollat e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.
Ahmeti ka bërë të ditur se kuzhina do ta ofrojë ushqimin edhe për çerdhet private, dhe do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës, transmeton Telegrafi.
S
hkrimi i plotë:

“Sot Kuvendi Komunal miratoi me 35 vota për, themelimin e Ndërmarrjes Komunale Kuzhina Qendrore.
Punëtorët e Kuzhinës që për më shumë se 20 vita ka furnizuar çerdhet publike të Prishtinës ishin privatizuar si shërbim para 8 viteve për shkak se me legjislacion nuk mund të vazhdonin si shërbyes civil.
Investuam në ndërtesë dhe pajisje të reja, kthyem kuzhinën në sektorin publik, dhe tash me numrin e ri të çerdheve kjo Ndërmarrje e re do të ofrojë ushqim për fëmijët tone dhe siguri në punë për punëtorët e Kuzhinës.
Kuzhina do ta ofrojë ushqimin edhe për çerdhet private, do ta përgatisë ushqimin për kuzhinat popullore në Komunë dhe në të ardhmen do të shtrihet edhe në shkollat e Prishtinës.
I falënderoj personalisht të gjithë asamblistët që e votuan për këtë iniciativë”.