Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti shkarkon këtë drejtor në Komunën e Prishtinës

Shpend Ahmeti shkarkon këtë drejtor në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkarkuar Jonuz Salihajn nga pozita e drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se lirimi nga detyra i Salihajt është bërë me kërkesë të partnerit të koalicionit, AAK.

Aktualisht, me shkarkimin e Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor shkon në tri, pas atyre në Kadastër dhe Kulturë.

Në nëntor e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit.

Pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqje Yll Rugova i LVV-së, i cili udhëhiqte me drejtorinë e Kulturës.