Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti takoi ambasadorin amerikan

Shpend Ahmeti takoi ambasadorin amerikan

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim, ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në emër të Komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti falënderoi ambasadorin për ndihmën e SHBA-ve për komunën  përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

 

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sot, prita në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S Kosnett. Në emër të Komunës së Prishtinës, e falënderova ambasadorin për ndihmën e SHBAve për komunën tonë përmes projekteve të USAID dhe MCC dhe në përgjithësi për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ambasadori u njoftua edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës në tre vitet e ardhshme ku edhe u diskutua për mundësitë e bashkpunimit edhe në fusha tjera.

Bashkë me ambasadorin diskutuam edhe për situatën politike në vend.