Fjalë Kyçe

Shpërndanin kokainë me biçikleta, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë

Shpërndanin kokainë me biçikleta, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

Ata janë kapur në një qendër tregtare në San Martino Siccomario. Sipas medieve italiane të arrestuarit janë O.D., 26 vjeç i cili sapo ishte kthyer nga Shqipëria dhe F.D., 29 vjeç, i cili sipas raportimeve ishte me aftësi ndryshe.

Sipas policisë dy vëllezërit kishin filluar biznesin e paligjshëm edhe me ndihmën e  kushëririt të tyre E.X, ky  fundit i dënuar më 10 janar për kokainë.  Pas kontrolleve, dy shqiptarëve iu gjetën dhe u sekuestruan 3.990 euro, paratë që besohet të jenë rezultat i tregtisë së paligjshme të kokainës.