Fjalë Kyçe

Shpërthejnë lotët në Big Brother, kjo është arsyeja

Shpërthejnë lotët në Big Brother, kjo është arsyeja

Qëndrimi brenda të izoluar nga jeta publike, të afërmit, shoqëria dhe larg rrjeteve sociale, po ndikon vazhdimisht në deponimin e banorëve të Big Brother VIP.

Ata pa komplekse po shprehin zemërimin, hidhërimin, mërzinë e gëzimin me njëri-tjetrin, madje debatet mes tyre shpesh herë janë ashpërsuar.

Një situatë emocionale së fundmi ka patur edhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila hyri në shtëpi rreth dy javë më parë.

Teksa në shtëpi u lëshua një nga këngët e vëllait të saj, këngëtarit, Alban Ramosaj, ajo e emocionuar ka shpërthyer në lot.

“Jam shumë mirë vetëm që nuk ia kam dëgjuar zërin prej ditësh dhe mu duk e çuditshme, ja ha zemrën, sa shumë u gëzova, po qaj prej gëzimi”, ka thënë Beatrix e cila u ngushëllua nga Fifi dhe Semi të cilat e përqafuar për të ia larguar mërzinë.

Ndërkohë, mbrëmë (31 tetor) banorët kanë festuar natën e Halloween, duke përzgjedhur kostume të frikshme, teksa u argëtuan me muzikë e vallëzim deri në orët e vona. /Telegrafi/