Fjalë Kyçe

Shpërthejnë të qeshurat, Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastaturë pa shkronjën “P” dhe “R”

Shpërthejnë të qeshurat, Shpend Ahmeti ia dhuron Përparim Ramës një tastaturë pa shkronjën “P” dhe “R”

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga ish-kryetari Shpend Ahmeti.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Ahmeti ka thënë se kryetarin e ri e presin shumë punë e sfida, andaj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë në çdo moment.

Që të dy madje kanë shkëmbyer shumë të qeshura, e edhe dhurata. Shpend Ahmeti ia ka dhuruar Ramës një tastaturë pa shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama’’, është shprehur Shpend Ahmeti.

Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se ‘’me P dhe R, shkruhet Prishtina’’.