Pas reshjeve të shiut, rrugët e kryeqytetit kanë filluar tu ngjajnë lumenjve. Në disa prej këtyre rrugëve kanë shpërthyer edhe gypat e kanalizimit.
Përmes postimeve në Facebook, qytetarët kanë publikuar video të rrugës “Eqrem Çabej’ në kryeqytet, ku shihet se ka shpërthyer gypi i kanalizimit.
Sipas meteorologëve, shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme të javës dhe temperatura do të jenë pak më të ulëta ndërsa të premten pritet të kthehet moti i nxehtë.