Fjalë Kyçe

Shpërthen gypi në sheshin “Nëna Terezë”, qytetarët mbesin pa ujë

Shpërthen gypi në sheshin “Nëna Terezë”, qytetarët mbesin pa ujë

Pasditen e sotme, në sheshin “Nëna Terezë” ka pëlcitur një gyp i ujit.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës, Arjeta Mjeku.

“Rreth orës 16:00 ka pëlcit një gyp i ujësjellësit me diametër 200 milimetër në sheshin “Nëna Tereza”, me të marrë këtë informacion kemi dërguar dy ekipe në vendin e ngjarjes në mënyrë që defekti i shkaktuar të sanojë sa më shpejt dhe që qytetarët që jetojnë për rreth të mos mbesin më gjatë pa ujë, pasi që qytetarët nga ora 16:00 nuk kanë ujë”, ka thënë Mjeku.

Mjeku po ashtu tregon që momentalisht është edhe një ekip shtesë duke i ndihmuar dy ekipet tjera që sa më shpejt të zgjedhin këtë problem.