Fjalë Kyçe

Shpërthen një bombë në veri të Mitrovicës

Shpërthen një bombë në veri të Mitrovicës

Një bombë ka shpërthyer sot herët në mëngjes në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut.

Mësohet se nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ që ka qenë i parkuar aty afër.

Deri tani nuk dihet autori dhe motivi i këtij incidenti, ndërsa Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.