Fjalë Kyçe

Shpëtim Idrizi vjen enkas nga Shqipëria për t’i dhënë mbështetje deputetit nacional Nexhmi Muçiqi

Shpëtim Idrizi vjen enkas nga Shqipëria për t’i dhënë mbështetje deputetit nacional Nexhmi Muçiqi

Politikani nga Shqipëria Shpëtim Idrizi, i cili njihet edhe si mbrojtës i kauzës çame, ka ardhur enkas në Kosovë për t’i dhënë mbështetje një kandidati të vetëm për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ky kandidat është deputeti i ardhshëm nacional Nexhmi Muçiqi. Muçiqi i dha zë çështjes çame edhe në Kosovë përmes shoqatës Çamëria Kosovë, kurse tani dëshiron që kauzën kombëtare ta mbrojë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Shpëtim Idrizi ka deklaruar se pret që çështja çame të shtrohet edhe në Kuvendin e Kosovës përmes deputetit dhe patritotit tashmë të dëshmuar Nexhmi Muçiqi. ‘Ne na duhet një njeri si Nexhmi Muçiqi për kauzën tonë kombëtare, i duhet Podujevës, i duhet Llapit’, ka thënë Idrizi.

Postimi i Plotë i Shoqatës:

Sot nën udhëheqjen e kryetarit në detyrë Ismail Selmani patëm një takim pune në zyrat qendrore të Shoqatës Çamëria Kosovë me seli në Ferizaj.

Ky takim pune ishte me kryetarin e PDIU nga Shqipëria z. Shpetim Idrizi dhe kryetarin e Shoqates Patriotike Çamëria Tiranë Dritan Sejko

Në këtë takim pune është biseduar për ecuritë e SHÇK-së dhe mënyra se si do ta përkrahim kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Nexhmi Muqiçin, për ta përfaqësuar zërin e shoqatës edhe në Kuvendin e Kosovës.