Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare të Notre Dame, pas shkatërrimit nga një zjarr i madh që e përfshiu atë.
Zjarrfikësit pas gati 9 orësh betejë me flakët, arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik, 850 vjeçare, shkruan BBC.
Shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditura ende, por hetuesit thanë se po hetojnë zjarrvënien aksidentale, që lidhet me faktin se ajo pjesë e katedrales ishte duke iu nënshtruar një rinovimi.
Prokuroria e Parisit tha se aktualisht kjo ngjarje është duke u hetuar si aksidentale, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, raportohet se gjatë betejës 9 orëshe me flakët, një prej zjarrfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Zjarri në Katedralen e Parisit ra rreth orës 18:30 të pasdites së të martës dhe shumë shpejt përfshiu dritaret dhe të gjithë pjesën e drunjtë brenda saj, dukë bërë që të binte kupola e saj.
Liderë nga e gjithë bota, përfshirë presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Vatikanin zyrtar e shumë të tjerë, reaguan duke iu bashkuar dëshpërimit francez gjatë djegies së një pjese të rëndësishme të historisë së Parisit.