Shpikësi francez, Franky Zapata, është bërë personi i parë që kalon kanalin e La Manshit përmes pajisjes së zhvilluar nga ai vetë që njihet si ‘flyboard’.
40-vjeçari pati jo më larg se javën e shkuar një tentativë të pa sukseshme, duke u përplasur madje dhe me një anije që transportonte naftë. Gjithësesi mesa duket këmbëngulja padyshim është çelësi i tij i suksesit.
Mbëshetësja e tij kryesore ishte bashkëshortja, por nuk duhen harruar as miliona fansa në mbarë botën.
Zapata e përshkoi La Manshin i cili ka një gjerësi prej 35 km brenda 20 minutave.
Ai mbajti një shpejtësi mesatare prej 140 km/h, duke qëndruar rreth 15-20 metra mbi nivelin e detit.
Gjatë një konference për mediat, 40- vjeçari mes emocioneve të forta tha se ëndrra e tij u bë realitet.
“Ëndrrat e mia u bënë realitet. Kam kaq shumë emocione. U përpoqa vërtet shumë, kisha shumë shqetësime dhe ishte e vështirë. 7 ditë më parë pësova aksident dhe ja ku jam sot. Është vërtet mahnitëse.”
Në mbyllje Zapata tha se nuk e di nëse arritja e tij do të futet në histori, pasi kjo është diçka që vetëm koha do ta tregojë.