Fjalë Kyçe

Shpjegimi qesharak i gjyqtarit, ja pse e ndëshkoi me karton të kuq Messin

Shpjegimi qesharak i gjyqtarit, ja  pse e ndëshkoi me karton të kuq Messin

Gjyqtari paraguaian Mario Diaz de Vivar e ka arsyetuar vendimin e tij për ta përjashtuar Lionel Messin me karton të kuq në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Amerikës mes Argjentinës dhe Kilit, duke pohuar se sulmuesi i Barcelonës e goditi fort me krah Gary Medelin, duke e lënë atë pa ndonjë opsion tjetër.

Messi dhe Medel u përjashtuan me kartonë të kuq në fund të pjesës së parë në triumfin e Argjentinës 2:1 ndaj Kilit të shtunën mbrëma, shkruan Gazeta Express.

Diaz Vivar mori kritika të mëdha për vendimin e tij, i cili u cilësua si shumë i vrazhdë.

Megjithatë, ai arsyetohet se nuk pati opsion tjetër përveç kartonit të kuq, duke e pohuar se argjentinasi e kishte goditur fort kilianin.

“E mora këtë vendim në mungesë të opsioneve të tjera, sepse ai (Messi) e goditi fuqishëm me krah kundërshtarin në një moment kur topi ishte jashtë lojës”, shpjegohet Vivar.

Messi ka qenë kritika i zëshëm i referimit gjatë këtij turne, duke e akuzuar organizatorin për korrupsion se gjoja e ka përgatitur skenën për Brazilin që ta fitojë trofeun.