Një 100 vjecare nga San Pietro, zonë me 4 mijë banorë në Katanzaro të Italisë është shëruar nga koronavirusi.
Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Domeniko Xhampa. Në profilin e tij në Facebook ai shkruan se janë të shumtë banorët e negativizuar nga Covid, mes tyre dhe një gjyshe e lindur në 1920-ën, e cila sapo kishte mbushur 100 vjec.
Më teh kryebashkiaku sqaron se janë marrë të gjitha masat për të frenaur përhapjen e kovid në bashkëpunim me administratën, policinë bashkiake, kishën, policinë dhe vullnetarët. Një punë në grup që ai e cilëson të shkëlqyeshme. Sipas tij falë kësaj skuadre në më pak se një muaj situata në këtë qytezë të vogël është nën kontroll. Por ai këshillon sërish kujdes, dhe të gjithë të ndihmojnë njëri tjetrin.