Fjalë Kyçe

Shqetësuese! Brenda dy ditësh, zhduken dy persona në Kosovë

Shqetësuese! Brenda dy ditësh, zhduken dy persona në Kosovë

Brenda dy ditëve është raportuar për dy persona të humbur në Kosovë.

Të mërkurën rreth orës 23:00, një burrë në Gjilan ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është.

Ndërsa të enjten rreth orës 12:00, një grua në Shtime ka informuar Policinë se një burrë është larguar nga objekti dhe nuk është kthyer më.

Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastet.