Fjalë Kyçe

Shqipe Hysenaj e “Për’puthen”, flet për djalin që e dhunoi fizikisht

Shqipe Hysenaj e “Për’puthen”, flet për djalin që e dhunoi fizikisht

Shqipe Hysenaj, ka qene e ftuar së fundmi në RTV ORA, në emisionin ‘Glamour Zone’ nga Ester Bylyku.

Ajo ka rrëfyer marrëdhëniet e saj të komplikuara, e ndër të tjera një rast ku ngacmimi zgjati për disa vite, aq sa u kthye në bezdi për të.

Ester Bylyku: A ka kaluar ndonjë ngacmim në bezdi apo frikë për veten?

Shqipe Hysenaj: Ka patur disa raste. Dhe e keqja është që rastet e mia zgjasin me vite. Ka patur një rast, që djali nuk më ndahej në asnjë moment. Arriti dhe në frikë për veten, sepse më ndiqte në mes të natës. Një natë, në një rrugicë të Myslym Shyrit, u ktheva dhe fillova t`i gjuaja me shkelma. Aq mirë i ngjitën ato shkelma (qesh). Pastaj i thash vetes: ‘Mjaft se e teprove’. Por isha dhe më e vogël.

Ester Bylyku: Po ai të gjuajti?

Shqipe Hysenaj: Jo, për asnjë moment. Por prap vazhdoi të më ndiqte, në ditët në vazhdim.